Të fundit

Serbia nuk i beson vaksinës ruse për COVID-19, Vuçiq: Ekspertët tanë duhet t’a kontrollojnë atë

Presidenti o Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka mirëpritur lajmit që Rusia pritet të prodhoj vaksinën kundër COVID-19.

Vuçiq ka shtuar se, ekspertët serb duhet ta kontrollojnë atë.

“Unë jam i lumtur nëse rusët e prodhuan, por ekspertët tanë duhet ta kontrollojnë atë”, tha Vuçiq.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftoi se një vaksinë për luftimin e Coronavirusit e zhvilluar në vend është e gatshme për përdorim.

Putini ka bërë këtë njoftim në një takim të qeverisë më 11 gusht, duke theksuar se vaksina është treguar efikase gjatë testimit dhe mund të krijojë imunitet të qëndrueshëm nga Coronavirusi.

Më shume se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar në botë dhe të paktën katër nga to janë në fazën finale të testimit në njerëz.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), faza e tretë e testimit përfshin miliona njerëz dhe procesi zgjatë për disa muaj.

“Testmi në afat më të shkurtër (i vaksinave potenciale kundër COVID-19) ka ngritur shqetësimin në nivel botërore, pasi po anashkalohet e ashtuquajtura faza e tretë ku bëhen provat e sigurisë, e cila fazë zakonisht zgjatë disa muaj”, ka paralajmëruar OBSH. /REL