Bota

Pompeo: Nuk duhet ta lejojmë Putin të prishë NATO-n

“Në të kaluarën Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë edhe aq prezente në Europën qëndrore dhe kjo është e papranueshme. Rivalët tanë i kanë mbushur këto boshllëqe”.

Me këto fjalë, sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo u zotua për rritje të ndikimit në Europën qendrore. Gjatë vizitës në Hungari, zyrtari i lartë amerikan tha se nuk do ta lejonin presidentin rus Vladimir Putin të shkatërronte lidhjet mes NATO-s dhe aleatëve.

“Nuk duhet ta lejojmë Putin të prishë miqësinë mes mive dhe NATO-s. Hungarezët e dinë mirë nga historia e tyre se një rusi autoritare nuk do të jetë kurrë mike e lirisë dhe sovranitetit të shteteve më të vogla”, tha Pompeo.

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit në Poloni, Hungari dhe Sllovaki vjen në një kohë kur ndikimi i rivalëve gjeopolitik, Kinës dhe Rusisë po zgjerohet.

Gjithashtu, Polonia dhe Hungaria po e gjejnë veten gjithnjë e me të izoluara nga BE, për shkak të të shqetësimeve për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit. Shtëpia e Bardhë është veçanërisht e shqetësuar për faktin se Rusia dominon sektorin energjetik të Hungarisë dhe po fuqizohet gjithnjë e më shumë.