Jashari: Vetëm Serbia dhe Rusia i kanë dyert e mbyllura në Skenderaj
Kryetari i Skenderajt në Kosovë, Bekim Jashari thotë se dyert e kësaj komune janë të mbyllura vetëm për dy shtete – Serbinë dhe Rusinë.
Jashari në një shkrim në Facebook deklaron se në Skenderaj janë të mirëpritur të gjithë ata që dëshirojnë ta ndihmojnë këtë komunë, pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe etike, përveç qytetarëve serbë dhe rusë.
“E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, janë vetëm dy shtete që i kanë dyert e mbyllura në komunën Skenderaj, ato janë Serbia dhe Rusia. Çdokush tjetër që ka vullnet dhe ndihmon komunën dhe qytetarët tonë pavarësisht përkatësisë fetare e etnike është i mirëseardhur në komunën që unë udhëheq”, ka shkruar Jashari.
Jashari njofton se shkrimin në fjalë e ka bërë për hir të transparencës pas takimeve që ai ka realizuar me një qytetarë nga Kuvajti, që sipas tij është një humanist që kryen veprimtari në ndërtimin e qendrave për shëndet publik.