Hasani: Shqiptarët e Krahinës së Preshevës do të duhej të ken vende të rezervuara për Parlament të Serbisë

Shkruan Refik Hasani

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme për Parlamentin e Serbisë për datën 3 Prill.

Subjektet politike shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duke përpiluar dhe renditur në një listë të vetme do të fitojnë më shumë vende në
Parlament të Serbisë

Duke garuar në një listë përbashkët Shqiptarët, do të jenë një zë i përbashkët në këtë Parlament të Serbisë, do përfaqësohen në legjislativ dhe ekzekutiv por edhe do të investohet më shumë në infrastrukturë dhe kështu ndoshta do të mundë të ndalet pasivizimi, shpërngulja, zhvendosja dhe dëbimi për shkak të mungesës së infrastrukturës, diskriminimit të pareshtur dhe mos përfaqësimit si duhet.

Për shkak ndarjeve, përçarjeve të partive politike shqiptare në këtë rast u shpërndanë votat dhe kjo çështje do të rregullohet vetëm përmes përpilimit dhe garimit me një listë të përbashkët të shqiptarëve të kësaj krahine.

Në legjislaturën që po shkon (3) tri ulēse nē Parlament të Serbisë kan marrë me vota dhe ishin në koalucion me Përfaqësyesit e Krahinës së Sangjakut, që po ashtu ishin (3) tri ulëse e që përbënin një grup parlamentar.

Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë ulëse në parlament dhe (4) katēr vende do ti fitojm me vota të drejtëpërdrejta,

-Të ndryshohet ligji zgjedhor, që në komisione të nivelit republikan për zgjedhje edhe shqiptarë,

-Të ulët pragu zgjedhor për deputet për pakicat kombëtare dhe

-Kjo Krahinë të jetë një zonë e veqantë zgjedhore, si një Krahinë shqiptare me veqori të posaqme.