Bota

Itali: 3654 mjekë e infermirë të infketuar, mosha mesatare e tyre shumë e re

Mbi 3650 mjekë infermierë e punonjës shëndetësor italianë janë të infektuar nga koronavirus e mosha mesatare e tyre është 49 vjeç.

Italia po jeton një situatë dramatike të një pandemie që ka përfshirë vendin duke shkaktuar deri më sot mbi 4 mijë viktima e mbi 47 mijë persona të infektuar nga COVID-19.

Sistemi shëndetësor në Itali ndodhet në vështirësi serioze dhe prej numri të lartë të personelit mjekësor të infektuar nga koronavirusi.

Instituti Italian i Shëndetësisë ka informuar se deri më tani janë 3654 punonjës shëndetësor të infektuar nga pandemia.

Mosha mesatare e tyre është shumë më e ulët se mosha mesatare e personave të infektuar në nivel kombëtar.

Mesatarisht personeli mjekësor pozitiv nga COVID -19 është i moshës 49 vjec ndërsa në nivel të përgjithshëm është 63 vjeç.

Gjithashtu sa i takon gjinisë, tek punonjësit sanitarë të infektuar nga COVID-19 numri më i lartë është regjistruar tek femrat e meshkujt përbëjnë vetëm 35.8% të tyre.

Kritike paraqitet situata sidomos në provincën e Bergamos ku sistemi shëndetorë ka apeluar se ka mungesë personeli e shtretërish për pacientët për shkak të numrit të lartë të tyre dhe pse në këtë territor është regjistruar numri më i lartë i mjekëve dhe infermierëve të infektuar nga koronavirusi.