Isufi: Jam shumë në formë, në Beograd do t’i përfaqësoj ngjyrat kuqezi!
Gjatë kësaj të premteje (21 maj), do të zhvillohet turniri i boksit ‘Petkos Boxing’ në Beograd të Serbisë.
Aty do të rrahet edhe një shqiptar, emri i të cilit është Shefat (Sefat) Isufi. Ai si kundërshtar do ta ketë Ericles Torres Marin – dhe në ring pritet të ngjitet me veshje kuqezi.
Gjatë një interviste për IndeksOnline, boksieri nga Presheva tha se është përgatitur shumë mirë për këtë meç.
“Jam mjaftë mirë i përgatitur për këtë ndeshje dhe jam në formë shumë të mirë. Jam përgatitur rreth 6 muajve sepse shkaku i virusit ndeshja është shtyrë por ne stërvitjet nuk i kemi ndalur në asnjë moment dhe tani erdhi momenti të ngjitem në ring ku për këtë jam shumë i kënaqur.”, ka thënë boksieri për indeksonline.
Ky turnir do të mbahet në Beograd në Serbisë. Isufi shpreson që edhe aty të ketë mbështetje nga shqiptarët edhe pse numri i tifozëve është shumë i kufizuar.
“Të them të drejtën nuk kam pasur dëshirë të ndeshem në Beograd duke e ditur se nuk do të kem përkrahjen e tifozëve por sidoqoftë unë do të shkojë të zhvillojë ndeshjen ku besojë të dal fitues dhe jam i kënaqur që do të ketë një numër të caktuar të shqiptarëve që vijnë të më përkrahin atje sepse për shkak pandemisë numri i shikuesve është i kufizuar”, vazhdoi tutje Shefat Isufi.
31-vjeçari gjatë karrierës ka zhvilluar 36 luftëra, 30 fitore (22 me nokaut), 4 humbje (1 me nokaut) dhe 2 barazime.
Sipas Isufit boksieri më i mirë ndërkombëtar është Canelo Alvarez. Kurse për ata shqiptarë, të gjithë janë të mirë.
“Me të gjithë boksierët kam raporte të mira dhe nuk besojë asnjëherë të kem ndonjë raport të keq me ndonjërin prej tyre. Kisha dashur të veçojë Canelo Alavarez si boksierin më të mirë kurse boksierët shqiptarë janë të gjithë të mirë pamarrparasysh sukseseve dikush më shumë e dikush më pak por të gjithë kanë punuar dhe janë boksier të mirë.”, vazhdoi tutje boksieri nga Tërnoci komuna e Bujanocit.
Meçi i shqiptarit do të je