FutbollMaqedoniSporti

Ibraimi, golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë!

32 vjeçari Besart Ibraimi, sulmuesi i Shkendisë së Tetovës, me dy golëshin e tij të fundit ndaj Shkupit, ka arritur në shifrën e 167 golave të shënuar duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Me të paktën edhe dy vite në aksion, Besarti ka mundësinë ta blindojë pozitën e golashënuesit më të mirë në histori të Ligës.

Ndërkohë, në fundjavë Shkëndija shkon mysafir te Vardari për ta mbyllur gjysmesezonin, ku fitorja i duhet patjetër pasi për momentin kampionët në fuqi qëndrojnë në pozitën e dytë me pikë të barabarta me Akademija Pandev, 27 pikë, ndërsa Vardari kryeson tabelën me 35 pikë.