Të fundit

Shtëpia e mërgimtarit nga Presheva në Gjermani me flamurin kuq e zi

Shqiptarët anembanë botës çdoherë e më shumë po dëshmojnë identitetin e tyre dhe po tregojnë vlerat kulturore dhe kombëtare, transmeton albinfo.ch.

Një shtëpi në Gjermani ka marrë pamje tjetër, atë të flamurit kuq e zi, me shqiponjën dykrenare. Thuhet se kjo është shtëpia e mërgimtarit, atdhetarit dhe afaristit, Memetaki Halimi nga Corrotica e e Preshevës.
Është dizajnuar me ngjyrat kuq e zi dhe me simbolin kombëtar, flamurin e ka dizajnuar në dy anët ballore të shtëpisë me shqiponjën dykrenare. Ndërkohë që përballë shtëpisë valon flamuri kombëtar shqiptar.