I riu nga Presheva emërohet këshilltar i Presidentes Osmani
Rinor Nuhiu nga Presheva, përmes një publikimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se që nga muaji Mars i këtij viti është emëruar këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani, tranameton Ministria e Lajmeve
Statusi i plotë i z.Nuhiu :
Kam nderin e veçantë të ju njoftoj se në fillim të muajit jam emëruar Këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu.
I jam falenderues Presidentes Osmani për besimin e dhënë në këtë rrugëtim të ri e shumë të rëndësishëm, i cili jetëson dëshirën time si një i ri preshevar, jo vetëm për t’i shërbyer Kosovës, por edhe të qenit i përqafuar si bir i saj.
Shfrytëzoj rastin që të përsëris falenderimin tim të përzemërt kolegëve të mi në USAID, Chemonics dhe NCSC për përgatitjen profesionale dhe të gjitha mundësitë e dhëna tash e katër vite!