Lajme

Vjen kërcënimi i radhës nga ministri Vulin për Kosovën!

Ministri serb , Aleksandër Vulin, sapo ka bërë një kërcënim ri ndaj Kosovës.

Vulin ka thënë se shqiptarët po pregatisin konflikte të armatosura.

Ai ka thënë se Bashkimi Europian duhet të thërras takim në Bruksel që ta ndalojë dhunën kundër serbëve të Kosovës.

Nëse kjo nuk ndodhë, ai ka thënë se mund të thuhet se sulmi i Kurtit nuk po vjen nga koka e tij e helmuar me urrejtje.

“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilat shqiptarët padyshim po i përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk thirr takim në Bruksel dhe ndalon çdo lloj dhune kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar me urrejtje”, ka thënë Vulin, përcjell “B92”