Të fundit

Në Preshevë lindi foshnja e parë për vitin 2022, është vajzë

Në repartin e maternitetit jashtspitalor në Preshevë foshnja e parë e lindur për këtë vit është vajzë.

Foshnja dhe nëna u vizituan nga kryetarja e komunës Ardita Sinani.

“Është e para, Është e bukura, Është Blerina. E sapolindura e parë e këtij viti në Komunën tonë. Prindërit e Blerinës, nëna e saj Shenaje Salihu nga Çukarka, kishin zgjedhur maternitetin e Preshevës. I vizitova sot. I urova. I falenderova për besimin ndaj institucionit tonë. Respekt dhe mirënjohje doktoreshës, infermiereve dhe stafit të maternitetit për profesionalizmin dhe përkushtimin. Një vit që fillon me një princeshë të vogël është një vit i mbarë. Shëndet de lumturi Blerina”, ka shkruar Sinani.