Bota

I dyshuari kryesor për sulmet e 11 shtatorit i gatshëm të dëshmojë ndaj Arabisë Saudite

Mendja që dyshohet se fshihet prapa sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shprehur dëshirë që të merret në pyetje nga viktimat që kanë paditur Arabinë Saudite për dëme, nëse SHBA-ja nuk kërkon dënimin me vdekje ndaj tij.

Oferta e Khalid Sheikh Mohammed është dërguar të premten në Gjykatën e Mahnhattanit nga avokatët që përfaqësojnë individët dhe bizneset që kërkojnë miliarda dollarë kompensim për dëmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Qeveria saudite gjithnjë ka mohuar përfshirjen në sulmin me aeroplanë mbi Kullat Binjake të Qendrës Botërore Tregtare, Pentagonit dhe Pennsylvanias. Gati 3 mijë persona vdiqën gjatë këtyre sulmeve.

Sipas letrës, avokatët e palës së dëmtuar kanë kontaktuar me kolegët e tyre të pesë dëshmitarëve që janë të gatshëm të merren në pyetje për këtë rast, transmeton KTV. Avokatët deklaruan se Mohammed, i cili po mbahet në Guantanamo Bay të Kubës dhe dy të tjerë në burgun e sigurisë së lartë në Florence të Colorados, kanë shprehur gatishmërinë të dëshmojnë kundër Arabisë Saudite.

Arabia Saudite ka pasur imunitet nga paditë e 11 shtatorit, por kjo ndryshoi në shtatorin e viti 2016, kur Kongresi rrëzoi veton e Obamas për drejtësi ndaj sponsorëve të akteve terroriste. Paditës janë familjet e viktimave dhe gati 25 mijë persona që pësuan lëndime gjatë sulmit