Bota

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Irak

Sipas Reuters, një sulm me raketa u krye në ambasadën amerikane në Bagdad, kryeqytetin e Irakut. Raportohet se raketat ranë afër ambasadës.

Në kryeqytetin irakian Bagdad, pranë ambasadës amerikane janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në zonën e gjelbër, ku janë të vendosura misionet diplomatike.

3 raketa ranë pranë ambasadës .

Korrespodenti i Sky News Arabia raportoi se dy raketa ranë në afërsi të ambasadës amerikane brenda Zonës së Gjelbër.