Hysaj pranë rinovimit me Napolin
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, nuk do të largohet nga Napoli.
Napoli pritet t’ua vazhdojë kontratën atij dhe pesë futbollistëve të tjerë, kanë raportuar të martën mediumet italiane.
Mediumet italiane kanë raportuar rregullisht viteve të fundit se Hysaj pritet të largohet nga Napoli, pasi për të interesim kanë shprehur shumë skuadra të ndryshme evropiane, raporton KTV.
26-vjeçari te Napoli u transferua në gusht të vitit 2015 nga skuadra e Empolit, derisa ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Ai është kthyer titullar nën urdhrat e trajnerit Gennaro Gattuso dhe këtë edicion ka luajtur 11 ndeshje në Serie A.