FutbollSporti

IBRAHIMOVIQ E THUMBON KEQ RONALDON PËR KALIMIN TE JUVENTUSI

Cristiano Ronaldo ka udhëtuar me Juventusin në Arabinë Saudite për tu përballur me Milanin në Superkupën e Italisë.

Para disa ditësh Ronaldo kishte thirrur Messin për një “sfidë” të re në Serie A.

Kjo nuk i ka pëlqyer Zlatan Ibrahimovic, i cili e ka sulmuar Ronaldon për këtë deklaratë.

“Cristiano po flet për sfida të reja, ai e quan sfidë kalimin te një klub ku tashmë e ka normale të fitojë në Serie A

“Nëse ai po kërkonte një sfidë, ai duhet të shkonte në Juventus pak vite më parë kur ishte në Serie B, për ta rikthyer atë në Serie A dhe për të bërë kampion”.

“Janë gjepura, të thuash se shkova në Juventus për një sfidë, pasi nuk është fare sfidë”, ka thënë Ibrahimoviq.

Ibrahimoviq ka luajtur për dy sezone me Juventusin, ndërsa në Seria A ka luajtur edhe me Interin dhe Milanin.