Lajme

Hoxhë Drilon Gashi: Burka është shpikje, nuk ekziston në Kuran

Drilon Gashi, studiues i fesë islame, ka thënë se burka është shpikje e njerëzve dhe se nuk ekziston në Kuran, dhe se mbulesa nuk shpreh devotshmëri, e as moral.


“Kurani thotë që gruaja duhet të mbuloj pjesët e ndjeshme, por jo fytyrën, në asnjë ajet kuranor nuk shkruan diçka e tillë, burka është shpikje e njerëzve”, ka thënë në një intervistë hoxhë Drilon Gashi.

Gjithashtu Gashi ka thënë se gruaja dhe burri janë të barabartë sipas Kuranit.

Sipas tij, në Kuran gjëja e parë që përmendet në raste të problemeve në familje, është këshilla.

Ndryshe, hoxhë Drilon Gashi, është suspenduar nga Bashkësia Islame për shkak të disa pikëpamjeve të tij që ka treguar se si e sheh ai shaminë dhe mjekrën që e mbajnë besimtarët myslimanë.

Për të gjitha këto vetë Gashi ishte sqaruar duke shtuar se keqinterpretuar me qëllim dëmtimin e tij por ankesat i ishin refuzuar.