Hoxha kosovar në gjendje të keqe shëndetësore, dërgohet me urgjencë në Turqi
Hoxha i njohur nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Jepi zë” shkruan se ai u dërgua mbrëmë për trajtim urgjent në Turqi.
Siç mësohet, Latifaj ka komplikim në zemër dhe për këtë do të operohet në një spital turk.
Trajtimin e tij në një spital modern e kanë mundësuar shokët dhe miqtë.
Duhet theksuar se besimtarët mitrovicas nuk do ta shohin hoxhën në xhami derisa t’i përmirësohet shëndeti.
