Të fundit

Fillon ndërtimi i shtëpisë për familjen Latifi në f.Rahovicë

Ka filluar ndërtimi i shtëpisë për familjen Latifi në fshatin Rahovicë. Këshilli inicues në krye me Blerim Rexhepin duke ofruar njerëzit vullnet mirë pak ditë më parë kishin marrë nismën për ta ndihmuar familjen Latifi që jeton në kushte të vështira ekonomike. Iniciatorët përmes profilit të tyre në fb kanë bërë të ditur se punët në terren po realizohen mirë ku njëkohësisht kanë falemderuar edhe kontribuesit e kësaj nisme të mbarë. Falemderim i veçant ka shkuar edhe për arkitektin Arian Sadiku i cili ka bërë planin e shtëpisë falas dhe njëkohësisht do ti monitoroj edhe punët në ndërtimin e kësaj shtepie deri në finalizimin të projektit. Poashtu kanë falemderuar edhe punëkryeresit Vëllezerit Haliti.