Kryesore

Hoti: Zyra e posaçme për Luginën e Preshevës do të hyjë në funksion së shpejti

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti sot s’bashku me pëfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës doli në konferencë për media ku u zotua se qeveri e Kosovës tani më ka marrur të gjitha veprimet konkrete për të hapur Zyrën e posaçme për Luginën e Preshevës nën protektorit e Qeverisë së Kosovës, raporton Ministria e Lajmeve

Z.Hoti deklaroi se tani më gjithçka është në përfundim si dhe janë mbajtur paraprakisht disa konsultime edhe me përfaqësuesit politik të Luginës për programin e punës të zyrës në fjalë

Mes tjerash kryeministri në detyrë i Kosovës thotë se shumë shpejt do të ketë takime konkrete me OJQ-të, si organizata rinore, sportive e kulturore ku do të shpërndahen fonnde në fusha të ndryshme.

Tutje ai është zotuar për një listë të investimeve kapitale në Luginën e Preshevës në muajin gusht të vitit 2021 dhe një fond të posaçëm nga ana e Qeverisë së Kosovës për komunat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.