KryesoreLajme

Emrat e vendeve që “çnjohën Kosovën”, grafit në Beograd

Në kryeqytetin e Serbisë tash e disa ditë është vendosur një grafit me emrat e vendeve të cilat, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, tashmë e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Ministria Lajmeve.

Në grafitin, që e kanë publikuar medie të Serbisë, është i shënuar edhe numri i banorëve të botës që ende nuk e kanë njohur Kosovën i cili, sipas tij, kalon shifrën mbi 5 miliardë.