Lajme

Vendkalimi kufitarë Dheu i Bardhë është bllokuar komplet dhe është jashtë funksionit

Vendkalimi kufitarë te Dheu i Bardhë është shëndrruar në liqe

Vendkalimi kufitarë Dheu i Bardhë është bllokuar komplet dhe është jashtë funksionit si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut të cilat kanë bërë që lumi Morava të dalë jasht shtratit.

Uji ka arritur rreth metër afër barakave ku janë të vendosur policia kufitare, por që në këto momente ata janë të sigurt.

Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë në drejtim të Kosovës mund të planifikojnë ndonjë rrugë alternative, në të kundërtën në magjistralen Bujanoc-Gjilan nuk mund të kalojnë.