Lajme

Hoti: Partitë të dakordohen për presidentin, ose zgjedhje të reja në Kosovë

Së fundmi, kryeministri Avdullah Hoti në një deklaratë të tij tha se është krijuar rrethanë e re pas aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe dorëheqja e presidentit Hashim Thaçi.

Për këtë Hoti tha se janë dy rrugë që partitë politike duhet t’i ndjekin, të dakordohen për kandidatin e presidentit ose për zgjedhjet e parakohshme.

“Ende nuk ka konsultime me parti politike, besoj se shpejti do të ulemi të gjitha partitë për të gjetur zgjidhje. Unë në këtë moment jam i angazhuar për menaxhimin e pandemisë në këtë situatë të rëndë me Covid-19”, tha ai.

Kryeministri Hoti nuk ka komentuar deklaratat e fundit të Listës serbe lidhur me qëndrimet e tyre për koalicionin qeverisës dhe mungesën e tyre në Kuvend. /Albinfo.ch