Haradinaj- Vuçiqit: Kush i prek kufijtë e Kosovës na gjen aty
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kosovarët i respektojnë komunitetet pakicë dhe nuk i sulmojnë Veriun ashtu si ka thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq.
“Nuk ka popull më të respektueshëm se kosovarë, ju sigurojë që serbët e Kosovës janë qytetarë të saj, ju sigurojë që shqiptari sa të është zot shpie nuk ka me u korit kurrë me komunitetet tjera që janë këtu”.
“Pra kurrë shqiptari nuk e sulmon Veriun qysh po thotë presidenti Vuçiq, nuk e sulmojnë Veriun, nuk e sulmojmë jugun e vendit tonë, nuk e sulmojmë kërkon. Por kush i prek kufijtë e Kosovës na gjen në kufi, këtë duhet ta dijë secili”, tha Haradinaj gjatë fjalitimit të tij në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në degën në Deçan