FutbollSporti

Përfundojnë ndeshjet në Premier League, Liverpool sigurt drejt titullit kampion, Chelsea befasohet në “Stamford Bridge”

Kanë përfunduar ndeshjet e Premier Leagues.

Liverpool ka arritur një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Brightonin me rezultat 2 me 1 dhe më këtë rast ka arritur t’a rris diferencën me Manchester Cityn për plotë 12 pikë në rënditjen tabelare. Golat për Liverpoolin i ka shënuar Virgil Van Dijk, kurse për Brightonin ka shënuar Lewis Dunk.

Në ndeshjën tjetër Chelsea është befasur në “Stamford Bridge” nga West Ham United me golin e shënuar nga Aaron Cresswell. Chelsea mbetet në pozitën e 4 me 26 pikë.

Tottenhami i Jose Murinhos ka triumfuar ndaj Bournemouth me rezultat 3 me 2. Golat për Tottenhamin i kanë shënuar Dele Alli dy herë në minutën e 21 dhe 50 dhe Sissoko në minutin e 69.

Tottenhami është në vendin e 5 me 20 pikë.