Lajme

Haradinaj tregon se çfarë i tha Thaçi, para se ta shpallte kandidaturën për president

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovëls, Ramush Haradinaj, ka folur rreth kandidimit të tij për postin e presidentit të vendit.

Haradinaj ka theksuar se ka pasur bisedime me partnerët e koalicionit, por edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, lidhur me postin e presidentit, dhe me zhvillimet që mund të ndodhin nëse konfirmohen aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçi.

Kemi pasur disa takime me liderët e koalicionit dhe udhëheqësit e PDK-së, pas 24 qershorit, në këtë rast edhe me kryetarin e PDK-së, zotin Veseli. Kanë ndodhur diskutime në tavolina dhe jam shprehur i gatshëm të marr përgjegjësi për shkak të rrethanave të reja”, ka treguar Haradinaj në Kanal10.

“Njëkohësisht Thaçi e ka shprehur dëshirën e tij që Kosova, në rast se konfirmohen aktakuzat, mos të gjendet e papërgatitur. Duhet të jemi të qartë se unë nuk jam kandidat i koalicionit, por i Aleancës. PDK-ja kanë shprehur kujdesin se në rast të konfirmimit të aktakuzave Kosova të gjendet në krye të detyrës”, ka thënë ai.