Lajme

Vuçiq në “panik”: Kosova së shpejti do të fillojë lobimin për njohje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kanë informacione që Kosova do të fillojë fushatën e lobimit për njohje dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare, nga 4 shtatori.

“Unë jam i shqetësuar. Ne kemi marrë informata nga inteligjenca, jo nga Lajçak se Kosova do të fillojë me lobim për njohje dhe se  Prishtina do të ndalojë plotësisht zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori,” u tha Vuçiq gazetarëve në Bled, shkruan tanjug.

Vuçiq , theksoi tutje se fushata e lobimit të Kosovës për njohje dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare do të sjellë jo stabilitet në rajon./Kosova Post.