Lajme

RIKTHEHET PROGRAMI INFORMATIV I RTV PRESHEVA

Nga e hena 11.03.2019 edhe kthyer programi informativ i Radio Televizionit Presheva.

Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës dhe në përgjithësi popullatë shqiptare, kudo që jetoni e veproni, JU INFORMOJMË se pas një pauze RTV PRESHEVA, mediumi i parë publik shqip në Luginë të Preshevës, rikthehet nga dita e hënë, datë 11.03.2019, me programin e vet INFORMATIV por edhe programin në tërësi, sipas skemës programore. Pra, nga e hëna RTV PRESHEVA, do të rikthehet me edicionin informativ të orës 14:00, edicionin qendror informativ të orës 18:45 si dhe me emisione dhe program tjetër.