Lajme

Haradinaj takon Pompeon: Diskutuam për rolin e Kosovës në rajon e më gjerë

Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.

“Me Sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe SHBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë”.