Lajme

Musliu: LPD në zgjedhjet lokale në Bujanoc garon vetëm

Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik i pyetur nga Titulli.com se sa deputetë mundë të fitojnë shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është shprehur se subjekti i tij ideal të saj thelbësor e ka jetën e mirë të qytetarëve shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Për ne nuk ka shumë rëndësi sasia por cilësia. Ne besojmë që të gjithë kandidatët e listës për zgjedhjet parlamentare “Lugina e bashkuar” të jenë pjesë e parlamentit. Kjo listë me këta kandidatë do të jetë mbrojtje e të drejtave të shqiptarëve dhe njëkohësisht do të lobojë në mekanizma kombëtarë dhe ndërkombëtarë për përfshirjen dhe avancimin e shqiptarëve të Luginës në institucione të rëndësishme”, tha për Titulli.com Musliu.

Lëvizja e Progresit Demokratik beson se ky unitet për zgjedhjet parlamentare të reflektojë edhe në zgjedhjet lokale, me të vetmin qëllim, që shqiptarët të jetojnë më mirë dhe më të avancuar në të gjitha nivelet në vendin e tyre.


“LPD-ja do të garojë vetëm për zgjedhjet lokale. Ne do t`i ofrojmë qytetarëve një program për qeverisjen tonë 2020-2024 që besojmë fortë që do të jetë zgjidhje e shumë problemeve me të cilat po përballemi tash e shumë vite. Qytetari është ai i cili do të vendos për gjithçka, por pavarësisht rezultateve pas zgjedhore, ne jemi të vendosur që këtë mandat 2020-2024, shumica e pushtetit lokal të përbëhet prej shqiptarëve”, theksoi Musliu.

Ky subjekt politik në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit përfaqësohet me 4 këshilltarë ndërsa nga viti 2002 është pjesë përbërëse e çdo qeverisje lokale