LajmeTë fundit

Haradinaj shkarkon Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq

Pas deklarates skandaloze te Ministrit se Administrates te Pushtetit Lokal, kryeministri Haradinaj merre vendimin per ta shkarkuar nga detyra Ivan Teodosijevicin.

Ky eshte postimi i plote i Ramush Haradinajt :

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

RH