Haradinaj reagon pas publikimit të përgjimeve ku përmendej plani për ndryshimin e kufijve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku dy komedianë rusë zhvilluan me të një bisedë telefonike duke u prezantuar si ish-presidenti i Ukrainës Poroshenko, derisa kryeministri maqedonas dëgjohet duke thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama kanë rënë dakord për ndryshimin kufijve.
Haradinaj përmes Facebook-ut i është drejtuar qytetarëve, duke i siguruar ata se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Jemi bashkë dhe jemi të fortë! Askush nuk do të na ndajë.
Sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës, do ta mbrojmë me çdo çmim”, ka shkruar Haradinaj.
Të martën në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar.