Teknologji

Zëvendësimi i Androidit nga Huawei mund të emërtohet Ark OS

Kur Google me 20 maj e tërhoqi licencën e Androidit nga Huawei, kjo praktikisht vetëm sa e përforcoi dhe e përshpejtoi planin rezervë të kompanisë kineze për ta lansuar sistemin e vet operativ, i cili quhet Hongmeng OS, raporton GSMArena.

Tani janë paraqitur informatat se sistemi operativ i kompanisë Huawei do të mund të quhet Ark OS. Informacioni vjen nga kërkesa për trademark, të cilën Huawei e paraqiti në organizatën EUIPO (Zyra e Bashkimit Evropian për Pronësi Intelektuale) për HUAWEI ARK OS, HUAWEI ARK, ARK dhe ARK OS (më 24 maj), shkruan KOHA DItore.

Tani për tani nuk dihet se në cilën fazë është zhvillimi i Ark OS nga ana e Huawei. Megjithatë, kompania për këtë projekt është duke menduar që nga viti 2015. Një raport i kohëve të fundit ka sugjeruar se Huawei është duke negociuar me Aptoide, i cili mund të jetë një zëvendësim për Google Play Store.