LajmeTë fundit

Ambasadori Republikës së Shqipërisë sot ka vizituar komunën e Preshevës

Kryetari komunës së Preshevës Shqiprim Arifi në kabinetin e tij sot mirëpriti Ambasadorin e Shqipërisë Ilir Boçka.

Arifi dhe përfaqësuesit tjerë të pushtetit lokal zhvilluan një takim të ngrohtë me Ambasadorin Boçka.

Udhëheqësit e komunës së Preshevës i potencuan z.Boçka se me Republikën e Shqipërisë vazhdon koordinimi dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e problemeve shumëvjeçare të komunës sonë dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës.