Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti, më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.

“Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, raporton EO

I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj ka thënë se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.

Kontratat njëburimore, çështje që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë qenë temë e diskutimit edhe në Kuvendin e Kosovës, por deputetët e pushtetit e patën lëshuar seancën. Opozita akuzon pushtetin se ka nënshkruar kontrata të shumta pa procedura negociuese.