Haradinaj: I gatshëm të ndihmoj në formim të institucioneve, Kurti është mashtrues
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përsëritur deklaratat se Albin Kurti nuk ka për qëllim formimin e institucioneve, por synon që kauza të jetë vetë ai.
Ai shtoi se në rast të dështimit të koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, Aleanca është e gatshme të ofrojë ndihmë për formimin e institucioneve, raporton KTV.
Këto komente ai i ka bërë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të AAK-së
Më tutje, Haradinaj ka hedhur akuza edhe ndaj PDK-së, partnerit të tyre në bashkëqeverisjen e deritanishme, duke shtuar se kthimi në PAN, nuk është formulë për AAK-në, pasi që sipas tij, ata nuk e kanë përkrahur atë në kauza të caktuara.
AAK-ja të dielën ka mbajtur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Punës ku diskutoi ndryshimin e statutit dhe mundësinë e fuqizimit të partisë, pas rezultatit në zgjedhjet e 6 tetorit.