FutbollSporti

Liverpooli i pandalshëm, fiton edhe ndaj Wolves dhe mbyll vitin 2019 në mënyrë fenomenale

Liverpool nuk ndalet!

Skuadra e Liverpoolit nuk ka zhgënjyer tifozët e tyre as në ndeshjen e fundit të vitit 2019.

Ekipi i Jurgen Klopp ka fituar duelin ndaj Wolves me rezultatin minimal 1:0, falë golit të sulmuesit të Sadio Mane në minutën e 42’të të takimit.

Liverpool mbyll vitin 2019 në mënyrë të jashtëzakonshme si lider i Premierligës.

Klubi i Jurgen Klopp ka pësuar veç një humbje në vitin 2019, pasi u mposht nga Manchester City.