Haradinaj: Gjenerali amerikan do të mbetet njeriu ynë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka postuar një fotografi nga një ndejë ku është pritur Komandanti i Ajovës, Timothy Orr.
Kryeministri shkruan se Orr do të jetë gjithmonë njeriu i Kosovës dhe është mik i dëshmuar i vendit.
“Mirënjohës përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme për vendin tonë dhe fuqizimin e miqësisë sonë të përhershme me ShBA-në. Miku i dëshmuar i Kosovës, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëa-s, Gjeneralmajor Timothy Orr, do të mbetet gjithmonë njeriu ynë!”, ka shkruar Haradinaj.
Kjo ndejë po mbahet në shtëpinë e Erolld Belegut, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ndërsa Komandanti Orr, që ka dalë pension, ka disa ditë që po qëndron në Kosovë.