Lajme

“Hani, pini dhe rrëmbeni” – politikanët e Kosovës, me mish dhe raki

Nuk ngopen politikanët e Kosovës, duke ngrënë dreka dhe darka me paratë e popullit të varfër.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, sonte ka pasur disa mysafirë të veçantë në qytetin që ai udhëheq.

Siç raportojnë mediat lokale, në konak të Hazirit sonte ishin Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Ukë Rugova dhe disa personalitete të tjera, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale, ata shihen duke pirë verë e birra dhe duke ngrënë darkë.

Poezia e famëshme ‘Hakërrim’ e poetit të madh shqiptar Alia Asllani, është më aktuale si kurrë më parë!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!