Bota

Gruaja me hixhab shfaqet para protestuesve anti-myslimanë – fotografitë e saj bëhen virale

Fotot e një gruaja me hixhab, që bën me gishta shenjën e paqes para protestuesve anti-myslimanë, është bërë virale në mediat sociale.

Fotot janë shpërndarë si një mesazh shprese, paqeje dhe dashamirësie mes njerëzve.

Shaymaa Ismaa’eel po merrte pjesë në konventën e Islamic Circle of North America në Washington kur u përball me një grup protestuesish anti-myslimanë jashtë ndërtesës, shkruan “Oranews”.

Në vend që t’i shpërfillte apo të përballej me burrat, siç bënë të tjerët, 24-vjeçarja vendosi që të protestonte edhe vetë duke bërë shenjën e paqes me gishta dhe duke buzëqeshur.

Në një nga pankartat që mbanin burrat në dorë shkruhej: “Islami është feja e gjakut dhe vrasjeve”.