Sulm tjetër në SHBA, , tre të vdekur në parkingun e një kishe

Një sulm i ri ka ndodhur ku një burrë qëlloi për vdekje dy gra në parkingun e një kishe në Iowa të ShBA-së të enjten dhe më pas ia ktheu armën vetes, tha policia amerikane.

Të shtënat në Iowa ndodhën pak pas fjalimit të presidentit Joe Biden kundër dhunës me armë pas sulmeve masive Nj Jork, Teksas dhe Oklahoma.

Në Iowa, sulmi ndodhi pranë kishës “Cornerstone”, që ndodhet në lindje të qytetit Ames, kur brenda saj po zhvillohej një program kishtar, tha zyrtari policor, Nicholas Lennie.

Ai shtoi se tre personat u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes, kur atje arriti policia, duke shtuar se nuk mund ta zbulojë identitetin e tyre.