Grenelli thirrje shqiptaro-amerikanëve: Ta rizgjedhim Trumpin president
Richard Grenell, i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi u është drejtuar shqiptaro-amerikanëve përmes një video mesazhi duke i inkurajuar që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen në Ballkan dhe normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.
Grenell në këtë mesazh thotë se shpreson se shqiptarët do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin president të SHBA-së, raporton transmetuesi publik.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen me 3 nëntor dhe në garë përballë njëri-tjetrit janë demokrati Joe Biden dhe republikani Donald Trump.
“Po i shfrytëzoj pak minuta që t’i porosis miqtë e mi shqiptaro-amerikanë dhe t’i inkurajoj që ta pranojnë atë se Donald Trump ka punuar shume për paqen ne Ballkan dhe normalizimin ekonomik. Ai e ka pasur vëmendjen për një rajon. E dimë se Barak Obama dhe Joe Biden nuk ia kanë kushtuar këtë vëmendje. Shpresojmë se miqtë tanë shqiptarë do të bëjnë çmos për ta rizgjedhur Donald Trumpin. Ai ka punuar shumë për votën tuaj”, ka thënë Grenell.