Lajme

Osmani i çon mesazh AAK’së: Taksa nuk është çështje vezësh

Ndaj sulmit të zv.kryeministrit Avdullah Hotit ka reaguar edhe Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit, duke thënë se me këto sulme nuk mund ta ndalni heqjen e taksës, duke iu referuar AAK’së, shkruan Gazeta Metro.


Osmani ka thënë se vendimt e qeverisë përfshirë edhe taksën nuk mund të ndalen me vezë.

“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës. As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta qojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë, që Disa persona kanë sulmuar me vezë sot para objektit të qeverisë, zëvendës kryeministrit Avdullah Hoti. Këtë sulm LDK’ja e quan qyqar dhe të ulët.

LDK’ja a dënuar sulmin e sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.