Lajme

Grenelli pret nga qeveria e re e Kosovës heqjen sa më parë të taksës ndaj prodhimeve serbe

I dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell i ka bërë thirrje qeverisë së re të Kosovës që menjëherë të heqë taksën ndaj prodhimeve serbe, citojnë mediat e Beogradit kumtesën e dërguar nga Grenelli agjencisë së lajmeve AP.

“Presim që taksa të ndërpritet menjëherë”, është shprehur ai.

Grenelli, që është ambasador amerikan në Gjermani, ka deklaruar se SHBA “ua kanë bërë me dije qartë liderëve partiakë në Kosovë se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe e dëshirës për të tërhequr punë të reja”.