Të fundit

Aksident në afërsi të fshatit Turi: Vozitësja humbet kontrollin, lëndohet rëndë 20 vjeçarja

Një vajzë e moshës së re është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë natës në fshatin Turi të Bujanocit.

Sipas policisë, një orë pas mesnate, mjeti pasagjerësh Volksëagen, i drejtuar nga një 20-vjeçare ka dalë nga rruga.

Vajza është transferuar në Spitalin e Vranjës dhe më pas është dërguar për përkujdesur në Qendrën Klinike të Nishit, aty ku edhe ndodhet, transmeton Telegrafi.

Policia ka kryer hetime me autorizimin e prokurorit publik./luginalajmi