Grenell i dërgon edhe një porosi Veselit: SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë
Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës, menjëherë.
Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter i është drejtuar Kadri Veselit sot gjatë ditës, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë atë.
E pak më vonë, Veseli i është përgjigjur ambasadorit Grenell duke i thënë se Kurti është gënjeshtar.
Ndërsa Grenell para pak minutave, i është kundërpërgjigjur përsëri Veselit duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë.
“Unë jam i gatshëm të bisedoj me ju në çdo kohë për t’ua shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni heqjen e taksës 100%, menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.
I’m happy to talk to you anytime to explain why the United States thinks you should support ending the 100% tariffs immediately. https://t.co/QnlytaSUAD
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2020