Të fundit

Sinani, Mustafa e Salihu vizitojnë Bashkësit Islame për festën e Fitër Bajramit

Gjatë ditës së sotme, e shoqëruar nga zv.kryetari i komunës, Ragmi Mustafa, kryetari i Kuvendit, Sami Salihu dhe bashkëpunëtorët e kabinetit tim vizitova Bashkësinë Islame në Preshevë ku u prita nga kryetari i saj, Ibrahim Ahmedi.

Me të njejtën përbërje vizitova edhe Këshillin e BIK-ut në Preshevë ku u prita nga kryetari i saj Nexhmedin Ademi.

Në këtë ditë feste për besimtarët, i urova për Fitër Bajramin, duke u lutur për agjërim dhe lutje të pranuara.

Njëkohësisht në këto vizita ofrova bashkëpunim të sinqertë gjatë udhëheqjes në mënyrë që organizimin e jetës fetare të qytetarëve tanë ta kemi sa më të koordinuar.

Gjithashtu i ofrova ndihmë konkrete në zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen, e sidomos sa i përket Medresesë së Preshevës.

I falëminderoj përzemërsisht udhëheqësitë e Bashkësisë Islame të Preshevës dhe BIK-ut në Preshevë për mikpritjen e ngrohtë.