Të fundit

Fillojnë parapërgaditjet për hartimin e librit për fëmijët parashkollorë në Luginë

Organizata jo-qeveritare Drejtorati për Inkluzion në Preshevë, në bashkëpunim me edukatore nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe me profesionistë të tjerë gjatë ditës së sotme kanë filluar parapërgaditjet për hartimin e një libri për nxënësit parashkollorë në Luginë, transmeton Ministria e Lajmeve.

Koordinatori Shkëlzen Limani konsideron se hartimi i librit për parashkollorët është i nevojshëm për fëmijët tanë, po ashtu ai deklaroi se libri do të përpunohet konform aktualitetit dhe nevojave të fëmijeve.

Tutje Limani shtoi se këtë projekt e kanë mbështetur nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogut.

Koordinatori Limani u shpreh se në muajin prill të vitit 2022 libri do të jetë i gatshëm dhe i kompletuar dhe pastaj mund t’a përdorin fëmijët parashkollorë në Luginë