Gratë në Zvicër protestojnë për më shumë para, kohë e respekt
Gratë në Zvicër kanë nisur ditën e premte me protesta kundër punës së ngadalshme që shteti i tyre po bën për barazinë gjinore.
Kjo demonstratë është e ngjashme me një tjetër të mbajtur 28 vjet më parë, kur gjysmë milioni gra pushtuan rrugët më 1991.
Për kohë të gjatë, gratë zvicerane kanë zhvilluar kampanja për të përshpejtuar arritjen e barazisë gjinore.
Ato iu bashkuan gjysmë milioni të grave në Evropë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore më 1918 në kërkim të së drejtës për votë- gjë që nuk e arritën deri më 1971.
Në kohën e protestës së 1991 qeveria e Zvicrës nuk kishe asnjë grua në përbërje dhe gratë nuk kishin as të drejtë për pushim të lehonisë.
Aso kohe Appenzell, kantoni i fundit zviceran që u refuzoi grave të drejtën e votës, ishte urdhëruar nga Gjykata e Lartë e Zvicrës të ndryshonte këtë politikë.