Bota

🇺🇸Trump reagon pasi Kievi pranoi propozimin e SHBA-ve për armëpushimin: Do e ftoj Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka reaguar pas dakordësimit SHBA Kiev për marrëveshjen e propozuar nga Uashingtoni për armëpushimi 30-ditor në Ukrainë.

Trump thotë se SHBA-të do të takohen me Rusinë ose më vonë sot ose nesër për të marrë përgjigje lidhur me armëpushimin.

Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se do të ftojë Volodymyr Zelenskyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se “ne duam ta mbyllim luftën në Ukrainë”.