Grabitje me armë në bastoren në fshatin Bilaç të Bujanocit
Dy persona të panjohur me pistoleta në duar kanë hyrë në bastoren “Max Bet” në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit, të cilat ua kanë drejtuar punonjësve të këtij lokali duke kërkuar që t’i dorëzojnë paratë e tyre.
Sipas informacioneve ata kanë kërcënuar me pistoleta punëtorët e J.A. dhe S.B. nga të cilët kanë kërkuar që ti fustin parat në çantën e përgatitur, ka mësuar lajmiAL.
Njëri nga sulmuesit e ka shtyrë S.B. Pas kësaj, sulmuesit janë larguar me vrap nga bastorja.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Vranjë – Reparti në Bujanoc ka deklaruar se kundër NN personave do të parashtrohet kallëzim penal për veprën penale “grabitje”.